Lajme Shqip Saturday, 25 August 2012 13:18

Prishtinë – Pas raportimeve të fundit në media lidhur me paqartësitë e krijuara rreth njohjes se Kosovës nga Republika e Malit, AKR, nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili ndodhët në turne lobimi në kontinentin e Afrikës, do të udhëtojë përsëri në Mali për t’u takuar me autoritetet shtetërore atje dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar rreth njohjes nga Mali.

Jetlir Zyberaj, zyrtar për informim i AKR-së, thotë se Pacolli ka qenë disa herë në vizitë në këtë shtet të madh afrikan dhe në të gjitha rastet ka marrë mbështetje për pavarësinë e Kosovës.

“Ashtu siç ka deklaruar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, zv.kryeministri, Pacolli vizitën e fundit në Mali është takuar me autoritetet ushtarake në këtë vend, pasi që qeveria qe një kohë është duke operuar në Burkina Faso.

Nota verbale e njohjes ka arritur javën e kaluar, e vulosur dhe e nënshkruar nga presidenti i Republikës së Malit. Ashtu siç është pranuar, nota verbal është prezantuar para opinionit publik dhe është dërguar në MPJ”, ka thënë Zyberaj. (LajmeShqip.com)