Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 12:02

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës njoftoi përmes një komunikate për shtyp se në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar ajo do të plasojë informata në intervale të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes në hyrje dhe dalje për të gjitha pikat e kalimit kufitar (PKK).

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, do të jenë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të MPB-së, në linkun: mpb-ks.org/qkmk.