Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 11:48

Aksidenti i mëngjesit të sotëm që ndodhi në Gllarevë la një të vdekur dhe dy të lënduar

Në aksident ishin të përfshirë dy kamionë transportues, njëri me tabela 05 – të rajonit të Ferizajt, ndërsa tjetri me tabela të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në Gllarevë të Klinës, me ç’rast kamionët janë ndeshur derisa kanë qenë në lëvizje dhe njëri prej tyre është rrokullisur.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka konfirmuar në një bisedë për Express se një person ka vdekur si pasojë e aksidentit, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shtuar Ibraj./GazetaExpress/