Lajme Shqip Wednesday, 18 April 2012 10:26

Tiranë-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha takohet sot me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit politike në vend. Ky takim vjen vetëm një ditë pas trojka e ambsadorëve në vendin tonë takoi kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.

Ky i fundit priti në selinë rozë priti Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara  Aleksandër Arvizu, Ambasadorin e OSBE-së,  Eugen Volfarth dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian,  Etore Sequi me të cilët zhvilloi një bisedë lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend.

Kryetari Rama vuri në dukje se në procesin e zgjedhjes nga Kuvendi i Shqipërisë të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shkelën hapur të gjithë Rregullat e Procedurës dhe u kompromentua procesi i votës së fshehtë çka sjell pasoja të rënda për të tashmen dhe të ardhmen e jetës parlamentare, duke dëmtuar rëndë institucionet kushtetuese të vendit.

Gjatë takimit, pasi nënvizoi rëndësinë e madhe që Partia Socialiste i kushton procesit të reformave të cilat i duhen Shqipërisë për të ecur në rrugën e integrimit Europian, Kreu i PS shprehu shqetësimin për mungesën e progresit të pritur në çështjet më esenciale të Reformës Parlamentare.

Rama theksoi domosdoshmërinë për të punuar më ritme të përshpejtuara për të realizuar Reformën Elektorale brenda afateve për të cilat është rënë dakord. Edi Rama pasi i falenderoi bashkëbiseduesit për kontributin e tyre në ndihmën që i japin vendit tonë në procesin e integrimit Europian, i siguroi ata për impenjimin maksimal të Partisë Socialiste në realizmin reformave në përgjithësi dhe të ngritjes së Gjykatës Administrative në veçanti, si dhe angazhimin e saj për të bërë më të mirën e mundshme në këtë drejtim.

Trojka e ambasadorëve të OSBE-së, Bashkimit Europian dhe SHBA falenderuan për informimin e hollësishëm si edhe përgëzuan Kryetarin e PS për konstruktivitetin e treguar në procesin e reformave dhe shprehën besimin se do ky proces do të vazhdojë deri në finalizimin e tij. (LajmeShqip.com)