Lajme Shqip Monday, 29 August 2011 12:02

Prishtinë – Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit ka emëruar amerikanin Clint Williamson shef të ekipit special hetues të prokurorëve që do të hetojnë akuzat për trafikim organesh të raportit të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Një hetim paraprak rreth akuzave të raportit të Martyt,  të publikuara në dhjetor 2010, EULEX e kishte nisur në janar të këtij viti, duke mos publikuar rezultatet e këtij hetimi.

Kreu i ri i task forcës së EULEX-it për hetimin e trafikimit të organeve, në të cilat përmendet emri i kryeministrit të vendit Hashim Thaçi, ka shërbyer më herët në misionin e OKB-së në Kosovës.

Gjatë vitit 2006, Clint Williamson ishte ngritur në pozitën e shefit të Departamentit të Drejtësisë të  UNMIK-ut deri në shpallje të pavarësisë. (LajmeShqip.com)