Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 10:11

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka emëruar shefin e ri të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë- UNMIK, Zahir Tanin, përkatësisht përfaqësuesin e Afganistanit në Kombet e Bashkuara.

Tanin do të marrë këtë pozitë duke filluar nga 31 gushti, kur do të zëvendësojë ish-shefin e UNMIK-ut Farid Zarif, transmeton rtk gazetën serbe “Novosti”.

Përveç se ishte në disa seanca të OKB-së nënkryetare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Tanin, siç shkruan në biografinë e tij, ka punuar edhe si producent dhe redaktor në Radio BBC, por edhe si studiues në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë dhe shkencave politike në Universitetin e Londrës.

Shefi i ri i UNMIK-ut u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Kabul. Ai u lind në vitin 1956, ndërsa është i martuar dhe ka dy fëmijë.