Lajme Shqip Tuesday, 13 August 2013 16:40

Vlorë – Thirrjet antishqiptare në Himarë nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. 
Policia e Vlorës bëri të ditur sot se ka kryer të gjithë veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë e grekë ia ka kaluar prokurorisë së Vlorës. Ne nje njoftim per shtyp, Policia e Vlorës thekson se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes së para dy ditëve në Himarë, me rastin e 3-vjetorit të Aristotel Gumës, i mbetur i vrarë në një aksident automobilistik.

“Në lidhje me ngjarjen e datës 11.08.2013 në qytetin e Himarës, ku gjatë përkujtimores (3-vjetori i vdekjes) të shtetasit Aristotel Guma, nga disa persona te pranishëm ne këtë përkujtimore, shtetas shqiptar dhe grek, janë bërë thirrje për urrejtje nacionale ju bëjmë me dije se :
Nga ana e strukturave te Drejtorisë Policisë Qarku Vlore janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë në ngarkim të disa shtetasve shqiptare dhe grek për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale” parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal., raporton BW.
Drejtoria e Policisë Qarkut Vlore ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlore po punojnë për dokumentimin e plote te kësaj ngjarje”, thekson drejtoria e Policisë së Vlorës në njoftimin për shtyp.

Po kështu Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë thekson se është e vendosur të luftojë kriminalitetin anë e kënd territorit të vet në të gjitha format e tij dhe fton të gjithë qytetarët e Vlorës të vazhdojnë të mbështesin policinë, për goditjen e kriminalitetit dhe pasjen e një mjedisi sa më të sigurtë.

“Për çdo lloj informacioni apo për probleme të ndryshme që mund të ketë çdo qytetar, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë z. Artan CUKU vë në dispozicion edhe numrin e tij zyrtar të telefonit 069 41 11 021 ku mund të dërgoni vetëm mesazhe”.