Lajme Shqip Sunday, 12 May 2013 10:55

Prishtinë – Një Prokuror i EULEX-it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka nisur hetimet ndaj Naser Kelmendit.

Misioni europian ka bërë të ditur për Express se hetimet po zhvillohen për të njëjtat vepra që Kelmendi dyshohet se i ka kryer në Bosnjë. Por, EULEX-i nuk ka sqaruar nëse procesi gjyqësor eventual ndaj tij mund të zhvillohet në Kosovë. 
Naser Kelmendi është arrestuar javën e kaluar nga Policia e Kosovës pas një fletarrestimi të lëshuar nga Interpoli.