Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili vijon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dekoroi Grupimin për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amarikan me ”Medaljen e Flamurit Kombëtar”.
Dekorimi ishte në shenjë falënderimi për inkurajimin e vazhdueshëm të reformave demokratike dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Bashkëkryetari i këtij Grupimi, kongresisti Robert Aderholt u dekorua me Medaljen ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Më herët, Presidenti Nishani, zhvilloi një takim me kongresistin Eliot Engel, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në rajon dhe Shqipëri.