Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 17:45

Pogradec – Policia lokale ka filluar proçedimin penal për edukatoren e kopshtit në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku një ditë më parë u helmuan aksidentalisht tre fëmijë, fatmirësisht pa pasoja të rënda për jetën e tyre.

Burime të Policisë së qarkut Korçë, bëjnë të ditur të shtunën se menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur hetimin për të mësuar shkaqet e plota të helmimit të tre fëmijëve, ndërsa në gjendje të lirë , nën akuzën e “shkeljes së rregullave mbi lëndet helmuese” do të procedohet edukatorja e kopshtit, 35 vjecarja Edlira.H..