Tiranë – Vijon aksioni i Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave dhe rrugëve të zëna nga tregtarë ambulantë. Sot, Policia Bashkiake zhvilloi këtë aksion tek Stacioni i Trenit.
Kryetari i minibashkisë nr. 9 në Tiranë, Indrit Fortuzi, tha se “nga kërkesat e banorëve dhe nga ankesat e vazhdueshme, po bëjmë zhbllokimin e kësaj zone dhe të rrugës që shkon drejt ALUIZN-it, për lirimin e atij lloji tregu të sajuar. Kjo është një punë që do vazhdojmë në njësinë nr.9, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake”.
Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka gati një studim për krijimin e tregjeve të reja, në të gjithë Tiranën.
Aksioni i bashkisë për lirimin e hapësirave ka nisur që në muajin shtator.