Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 21:14

Prishtinë – Seanca gjyqësore e paraparë për sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ndaj të akuzuarve Fahredin Gashi – Faruku dhe Hysri Rama, të akuzuar në rastin Bllaca, është shtyrë për nesër në  ora 10.00, pasi që ka munguar i akuzuari Hysri Rama.

Fillimisht saanca u pezullua për një orë, dhe më pas është marrë vendimi që të shtyhet për nesër.

Në seancën e sotme ndaj rastit Bllaca, ishte paraparë që të paraqesë dëshminë e tij dëshmitari i kryesor i këtij rasti, Nazim Bllaca.

Edhe pse Bllaca është sjellë në gjykatë, ai nuk e ka dhënë dëshminë.

EULEX-i ka lëshuar fletarrest për Hysri Ramën, i cili fillimisht ishte ftuar nga prokuroria si dëshmitar i rastit, e pastaj ishte akuzuar.

Fahredin Gashi – Faruku dhe Hysri Rama akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një dëshmie të dhënë nga Nazim Bllaca, për vrasjen e Sali Gashit.