Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 13:36

Politikën e jashtme dhe të brendshme të shtetit e udhëheq Qeveria e Serbisë, të cilën presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliqi e mbështet.

Kështu thuhet në përgjigjen e shkurtër që për gazetën “Danas”, e ka thënë koordinatori për bashkëpunim me media në kabinetin e presidentit, Vuk Fatiq, kur është pyetur çfarë është qëndrimi i Nikoliqit për marrëveshjet midis Prishtinës dhe Beogradit, të arritura në Bruksel në fund të gushtit.