Lajme Shqip Thursday, 02 August 2012 07:04

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq është gati e sigurt se do të jetë shefi i ri i ekipit negociator të Serbisë në dialog me Kosovë, pritet vetëm marrjen e autorizimit nga Qeveria, kanë thënë për të përditshëm serbe “Press” në kabinetin e Nikoliqit.

“Nikoliq është i gatshëm që të bisedoj me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Kosovë, por parakusht është arritja e konsensusit më të gjithë akterët relevant në Serbi, partitë që janë në Kuvend, sektorin civil, si dhe përfaqësuesit e Kishës, por edhe të serbëve të Kosovës”, theksohet nga kabineti i Nikoliqit, transmeton portali Orainfo.

Ish shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviq ka thënë se ndoshta nuk është ide e keqe që Nikoliq të jetë në krye të ekipit.

“Marrë parasysh kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që bisedimet të ngritën në nivel më të lartë, mund të pritet që kryenegociator të jetë presidenti i shtetit. Nikoliq ka më shumë kompetenca dhe mundësi për bisedime”, ka thënë Stefanoviq.