Lajme Shqip Saturday, 01 September 2012 19:38

Prishtinë – Për qytetarët me vendbanim në Kosovë që nga sot pushojnë të vlejnë patentë – shoferët që i ka lëshuar i MPB i Serbisë. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi ka sqaruar për Tanjugun e Beogradit se patentë – shoferi i lëshuar njësitë rajonale të MPB të Serbisë nga Kosova janë të pavlefshme që nga sot dhe personat e pajisur me këto patenta nuk mund të drejtojnë automobilat në Kosovë.

Ai ka shtuar se patentë – shoferët serbe me regjistrimet e atjeshme vlejnë edhe në Kosovë por pronarët e automobilave gjatë hyrjes në Kosovë këtë rast duhet të paguajnë sigurimin,

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Sasha Rashiq i ka thënë Tanjugut se poseduesit e patentë shoferëve serbë mund t’i zëvendësojnë ato me patentë – shofer të Kosovës. (LajmeShqip.com)