Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 10:56

Në bazë të parashikimeve të fundit të Institutit Hidromoteorologjik të Kosovës, mot i ngjashëm si në ditët e fundit do të vazhdojë deri të shtunë, kur më pas vinë masat e lagështa të ajrit nga jugperëndimi i kontinentit, të cilat do të sjellin me vete riga shiu të karakterit lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.

Në viset me lartësi mbidetare mbi 800 m, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të mbetet normale me tendencë të zbritjes, lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 75 % në mëngjes gjatë ditës do të zbresë nga 36-30%. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi jugperendimor, shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 12m/s.

Zbritje të lehta të temperaturave pritet të ketë në fillim të javës së ardhshme.