Lajme Shqip Monday, 10 June 2013 10:32

Prishtinë-  Fakulteti i Studimeve Islame, sipas vendimit të një viti më parë të Rektoratit, do të duhej të inkorporohej në UP. Mirëpo sipas këtij vendimi, Fakulteti duhet të kthehet nga Islam në fakultet teologjik. Vendimi rezulton i papranueshëm për të dyja palët.

“Inkorporimi i këtij fakulteti, si njësi e barabartë akademike, do të bëhet me emërtimin Fakultet i Studimeve Teologjike”, thuhet në vendim. Kjo pikë e vendimit sipas burimeve të gazetës “Zëri” do të jetë “mollë sherri”, për inkuadrimin e këtij fakulteti në Universitet. Madje, do t’i dalë punë edhe Agjencisë Kosovare për Akreditim, e cila ka inkuadruar në proces të akreditimit edhe këtë fakultet.

Emërtimi i fakultetit, sipas burimeve në kushte anonimiteti brenda kësaj agjencie dhe Rektoratit, nuk mund të ndodhë pa përplasje.

Dekani i FSI-së, Qazim Qazimi ka thënë se ky fakultet punon në frymën e Bolonjës dhe në bazë të kushteve infrastrukturore dhe legjislative që ka krijuar, inkorporomi në UP do të jetë proces lehtë i realizueshëm.

“Ne duam të inkorporohemi në UP ashtu siç janë edhe fakultetet tjera të studimeve islame në rajon, në kuadër të universiteteve publike”