Lajme Shqip Sunday, 05 February 2012 12:00

Prishtinë- Lidhja Demokratike e Dardanisë është shumë pranë bashkimit me AAK-në. Kështu ka bërë të ditur gazeta ditore kosovare “Zëri”.

Sipas gazetës, kryetari i LDD-së Nexhat Daci para disa ditësh është takuar me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, ku ka shprehur interesim për kalimin e partisë së tij në radhët e AAK-së.

“Para dy jave Daut Haradinaj ka zhvilluar një takim privat me kryetarin e LDD-së Nexhat Daci, ku ky i fundit ka shprehur interesim që LDD-ja të bashkohet me AAK-në, në mënyrë që të jenë të gatshëm para zgjedhjeve parlamentare.

Megjithatë, nuk është marrë asnjë vendim. Pritet që edhe në të ardhmen të ketë bisedime për këtë çështje”, informon gazeta. Mirëpo, as zyrtarët e AAK-së e as ata të LDD-së nuk e kanë konfirmuar një takim dhe një iniciativë të tillë.