Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 17:00

Tiranë – Miniera e kromit në Bulqizë, nga dita e mërkurë, do të filloj zyrtarisht punën.

Sipas vendimit, që kanë marrë sot, Reparti Inspektim dhe Shpëtim Minierave (RISHM), Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), 700 minatorët që punojnë në këtë minierë nesër në mëngjes do të përveshin mëngët për të rifilluar punën e tyre.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i Repartit të Inspektim dhe Shpëtim Minierave, Saimir Zekja, i cili bëri të ditur se “RISHM dhe AKPN, në mëngjesin e sotëm, zhvilluan dhe  inspektimin e fundit në minierë, nga ku u vlerësuan dhe kushtet e saj”.

Puna në minierën e Bulqizës, u ndërpre pas shpërthimit të ndodhur në tetor, ku humbi jetën një minator dhe mbetën të plagosur tetë të tjerë.