Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 20:44

Prishtinë  (Plotësuar 22:46) – OKB ka refuzuar takimin e Jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit për veriun e Kosovës, që u kërkua nga Qeveria e Serbisë.

*****************************

Prishtinë – Këshilli i Sigurimit i KB-së, me kërkesë të Serbisë, për nesër caktoi konsultime “pas dyerve të mbyllura” për situatën në Kosovë, deklaroi burimi nga KS e KB-së.

Agjencitë citojnë se burimet diplomatike anonime nga KS e KB-së, të cilët deklaruan se Rusia, aleati i Serbisë, e përkrah mbajtjen e seancës urgjente, përderisa SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë konstatuar se duhet të pritet seanca e ardhshme, e rregullt e KS të KB-së për Kosovën.

KS e KB-së në fund zgjodhi një zgjidhje kompromise dhe për ditën e enjte caktoi konsultime pas dyerve të mbyllura, në vend të seancës publike, deklaroi një diplomat i paemëruar.