Lajme Shqip Saturday, 28 April 2012 18:37

Tiranë -Partia Aleanca Demokratike (PAD) propozoi të shtunën Neritan Cekën për postin e Presidentit të Republikës. 

 

Pas kandidaturës së vetëshpallur të Fatos Nanos propozimeve për Kreun e ri të shtetit iu bashkangjit dhe një tjetër figurë politike, Presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, i cili do të konkurojë për garën e ardhshme presidenciale.

Gjatë një deklarate për shtyp, përfaqësues të PAD-së vlerësuan se kandidatura e Cekës ka shanse për t’u  mbështetur nga të gjitha palët. (LajmeShqip.com)