Lajme Shqip Sunday, 07 October 2012 12:22

PRISHTINË -Në veri të Mitrovicës ka nisur këtë javë faza e dytë e rindërtimit, në kuadër të aksionit “Ndihmo edhe ti”, me një ceremoni për gurthemelet e 25 shtëpive të tjera në Kroin e Vitakut, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Boshnjakëve, Suhadoll dhe lagjen Shtatë Shtatori, ndërkohë që 25 shtëpi të fazës së parë janë ndëruar e po ndërtohen.

Viteve të fundit, në veri të Mitrovicës, janë rindërtuar më shumë se 100 shtëpi me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por janë edhe rreth 250 shtëpi që duhet të rindërtohen, sipas autoriteteve komunale.

Në veriun e Mirovicës rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara gjatë luftës së përfunduar në qershorin e para 13 viteve e pas saj, filloi në prill të vitit 2009, përballur edhe me protesta të ektremistëve serbë, të cilët kundërshtonin.

Gjatë luftës dhe pas saj, nga veriu i qytetit të ndarë të Mitrovicës janë dëbuar së paku 12 mijë shqiptarë, ndërsa shumë prona të tyre janë uzurpuar.(LajmeShqip.com)