Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 14:45

Në veri të Kosovës, sot në mëngjes rreth orës 08:00, ushtarët e KFOR-it kanë filluar të heqin barrikadën e vendosur në rrugën magjistrale Ribariç-Zubin Potok, te vendkalimi kufitar në Bërnjak.

Ky njoftim u dha nga mediat serbe. Barrikada ka qenë rreth dy metra e lartë dhe ishte ngritur më 29 tetor, në vendin ku një ditë më parë ishte hequr nga KFOR-i.

Barrikada ndodhej prej kohësh afër vendkalimit kufitar në Bërnjak.