Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 14:41

Prishtinë – Në veri të Kosovës, sot rreth mesditës serbët kanë filluar të heqin një nga barrikadat në Jagnjenicë, në rrugën drejt Zubin Potokut dhe vendkalimit kufitar atje.

Sipas medias serbe, KFOR do të vendosë aty një pikë kontrolli dhe bashkë me policinë lokale të Kosovës do të kontrollojë trafikun.

Thuhet se ky është rezultat i marrëveshjes që kanë arritur sot përfaqësuesit e KFOR-it dhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, ndërkohë që barrikaduesit do vazhdojnë të qëndrojnë në një rrugë dytësore.

Jagnjenica ditëve të fundit ishte përfshirë nga tensionet, pasi më 28 nëntor aty grupet e serbëve sulmuan KFOR-in dhe si pasojë u lënduan rreth 25 ushtarë.