Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 10:21

Edhe sot vazhdon Samiti i Vjenës. Liderët e Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian po diskutojnë për projektet në infrastrukturë, si dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal, emigracionin dhe dialogun fetar, përfshirë antiterrorizmin.

Ndërkohë, samiti do të mbyllë punimet me një konferencë të përbashkët për shtyp të kancelares Merkel, përfaqësues së lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas agjendës së diskutimeve në Samitin e Vjenës, sot, dita e dytë e Samitit do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës. Në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiq, komisioneri i Bankës Evropiane të Investimeve, Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.

Më pas ministrat e jashtëm të rajonit do të diskutojnë tre çështje: bashkëpunimin rajonal, emigracionin dhe dialogu fetar, përfshi antiektremizmin.

Paralelisht me këtë takim do të zhvillohet edhe ai i ministrave të ekonomisë, nën drejtimin e ministrit austriak të Ekonomisë, Mitterlehner.

Në përfundim të Samitit, kancelari austriak Faymann, kancelaria gjermane Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të B E-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në këtë Samit po merr pjesë edhe delegacioni i Kosovës, me kryeministrin Isa Mustafa në krye.