Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 11:03

Prishtinë – Në më pak se tre muaj Lëvizja Vetëvendosje, tani subjekt politik parlamentar në opozitë, ka planifikuar që t’i japë trajtë organizimit të saj si parti.

Burime brenda këtij subjekti kanë bërë të ditur se brenda muajti qershor Vetëvendosje do t’i përmbyllë zgjedhjet brenda vetes dhe do të marrë formë partiake, me struktura të zgjedhura me votë, sidhe të zgjedhë kryetarin e saj.

Ky subjekt, që është midis lëvizjes dhe partisë politike, udhëhiqet nga lideri i saj Albin Kurti. Por, bëhet e ditur që në muajin qershor ajo do ta ketë kryetarin e zgjedhur të partisë.