Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 05:57

Tiranë – Mbrëmë, në orët e vona, një person ka mbetur i vrarë në zonën e rrugës së Kavajës, në Tiranë.

Dyshohet se vrasja ka ndodhë me motive hakmarrjeje.

Sulejman Haxhiu, 60 vjeç, ka qenë në një bar pranë amabasadës greke në Tiranë, në orën e vona të së hënës, kur është qëlluar për vdekje nga një person i paidentifikuar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit të këtij krimi.