Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 07:58

Një aksion i efektivëve policor të komandes rajonale të Pejës po zhvillohet në këto çaste në lagjen “Zatra” të Pejës.

Burime policore i kanë thënë RTV ‘Dukagjinit, se aksioni ka të bëjë me kapjen e kriminelit Agim Madani, shtetasi i Shqipërisë, i cili të shtunën mbrëma plagosi në fshatin Radavc të Pejës pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Arben Daci.

Sipas policisë, operacioni për kapjen e kriminelit Madani është duke u zhvilluar dhe ai deri në këto çaste nuk është arrestuar.

“Jemi vënë në kërkim të tij dhe në momentin që do ta arrestojmë do të informojmë publikun”, ka thënë Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës