Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 13:46

Në paketën e kushteve, të cilat Greqia duhet t’i plotësojë që të marrë ndihmën financiare të Perëndimit, qëndron edhe njohja e Kosovës, mëson gazeta “Blic” e Beogradit nga burimet diplomatike.

Shkrimet gjithnjë e më të shpeshta në shtypin grek dhe paralajmërimet e analistëve dhe politikanëve të atjeshëm se “Kosova është betejë e humbur për Serbinë”, e kanë prapavijën e vet, transmeton Koha.net shkrimin e gazetës së Beogradit, “Blic”.

Për shkak të situatës së ndjeshme financiare në të cilën gjendet, Greqisë do t’i duhet të luajë sipas notave të financuesve perëndimorë, shkruan kjo gazetë.