Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 11:08

 

 

 

Prishtinë- (E plotësuar) Autoritetet e rendit në Mitrovicë kanë bërë të ditur përmes një komunikate se kanë arrestuar një person të dyshuar për sulmin e ndodhur ditën e dielë në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për sulmin e raportuar ndaj familjes së Leonarda Dibranit, emri i së cilës u bë i njohur edhe për mediat botërore, për shkak të dëbimit të saj nga Franca.

Familja Dibrani ka prejardhje etnike rome. 

Duke dhënë vetëm inicialet e viktimës, XH.D., policia njofton se “ajo ishte sulmuar me një shuplakë në fytyrë nga i dyshuari R. B. mashkull rreth 42 vjeç, i përkatësisë etnike rome, i cili në momentin e incidentit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij E. B. femër rreth 35 vjeçare, e përkatësisë rome”.

“Duke pasur parasysh deklaratat dhe rrethanat e incidentit dyshohet se dy familjet e përfshira në rast për motiv kanë pasur çështje familjare të mëhershme në mes veti”, thuhet në komunikatën e policisë, në të cilën gjithashtu sqarohet se të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 

Në Mitrovicë rrahen Leonarda dhe familja e saj

 

Prishtinë- Leonarda Dibrani e cila së bashku me familjen e saj u depërtua nga Franca me 9 tetorë sot është sulmuar nga persona të panjohur në Mitrovicë ku edhe janë duke jetuar që nga rikthimi në Kosovë.

“Familja Dibrani ishte duke ecur në Mitrovicë kur ata janë sulmuar nga persona të panjohur”, ka thënë një oficer policie, i cili ka kërkuar që të mbetet anonim, raporton AFP.

Nëna e 15 vjeçares Leonarda, Xhemaili, “Është rrahur dhe është dërguar në spital përderisa fëmijët të cilët kanë mbetur të traumatizuar, janë në stacionin policorë”, ka rrëfyer, polici. Babai i Leonardës, Resat Dibrani, 47 vjeçari, ka shkuar në spital për t’i qëndruar pranë gruas së tij.

“Ky rast tregon se familja Dibrani nuk janë të sigurt këtu”, ka shtuar më tej polici.

Të shtunën presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka ofruar Leonardës që të rikthehet në Francë mirëpo pa familjen e saj. Oferta e presidentit francez është refuzuar menjëherë nga vajza përderisa babai i saj, ka thënë se familja e tyre nuk do të ndahet.

Rikthimi i familjes Dibrani në Kosovë ka shkaktuar trazira në Francë pasi që Leonarda ishte marr nga policia gjatë një udhëtimi me shkollën para se të depërtohej së bashku me familjen. Studentët kanë dalë në rrugë për të kërkuar rikthimin e saj dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm Manuel Valls. /Zëri/ rel/