Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 11:00

Tiranë – Avancimi i shpejtë i punimeve në superstradën Levan-Tepelenë, bën të mundur që përpara sezonit turistik të hapen për trafikun 13 km të segmentit Damës-Tepelenë.

Konkretisht, sipas Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, në muajin maj hapen për trafikun 7 km e para, nga fshati Viros deri në qendër të Memaliajit, për të vazhduar në qershor edhe me 6 km të tjerë.

Ndërkohë që në muajin tetor, segmenti Damës-Tepelenë do të jetë totalisht i hapur për trafikun, me përjashtim të pjesës së hidrocentralit të Kalivaçit.

Në të njëjtën kohë, punimet kanë avancuar edhe në ndërtimin e urave që janë pjesë e këtij segmenti, konkretisht në muajin maj përfundojnë së ndërtuari dy ura të reja, ura e Ali Pashait dhe ajo e fshatit Luftinjë.

Ky është një aks shumë i rëndësishëm i transportit për të gjithë Shqipërinë si dhe për lidhjen me Greqinë.

Fillimi i punimeve ne nje nga segmentet me te rendesishme, Levan-Tepelenë të Korridorit, Veri-Jug ka marrë udhë në fund të vitit 2008 dhe financohet nga BEI dhe BERZH me vlere rreth 70 milionë euro. Rruga Levan – Tepelene ka gjatesi 70 km dhe eshte e projektuar me dy kalime, sipas standardeve evropiane te Rrugeve Nacionale. Gjeresia e asfaltuar e rruges është 10.5 m (2 korsi me 3.75 m dhe 2 bankina me 1.5 m). Projekti me vlere 2 milion euro është hartuar ne vitin 2004 nga kompania franceze Scetauroute.

Segmenti rrugor Levan-Tepelenë është i ndare ne dy lote, loti I, Levan-Dames me gjatesi 37.5 km me vlere 39.1 milion euro, dhe loti i II, Dames-Tepelene me gjatësi 32.5 km dhe vlerë 28.6 milion euro. Shpejtësia e parashikuar varion nga 80 deri ne 100 km. Ne seksionin e pare Levan – Dames, punimet kryhen nga firma italiane Todini Construzioni Generali, ndersa per seksionin e dyte nga Dames ne Tepelene punimet kryhen nga firma austriake Alpine Bau Gmbh.

Trafiku ekzistues ne kete aks eshte 3500 mjete ne dite, ndersa ne vitin 2015 trafiku ne aksin Fier-Tepelene parashikohet te arrije ne 6000 mjete ne dite.