Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 15:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Klinafc në komunën e Klinës. Në rrethana akoma të pa njohura është djegur shtëpia e familjes së Selman Vrankaj pjesëtar i komunitetit Egjiptian.

Si pasojë Skurte Vrankaj e moshës 91 vjeçare humbë jetën. “Në këtë fatkeqësi humbi jetën Nëna e Selman Vrankajt zonja Shkurte Vrankaj e moshës 91 Vjeçare pasi që mbeti e ngujuar në shtëpinë e cila po digjej dhe nuk kishte mundësi të largohej”, thuhet në komunikatën Kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.

Në vendin e ngjarjes ka aritut menjëherë policia, zjarrfiksat dhe KEDS-i.

Me ketë rast ne si përfaqësuese politik të komunitetit Egjiptian kanë kërkuar nga institucionet e sigurisë të vërtetohen rrethanat e ngjarjes si nga komuna e Klinës që familjes në fjalë të e mbështes dhe të i japë ndihmë më qëllim të sigurimit të strehimit për familjen në fjalë.