Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 19:30

Prishtinë – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot priti në takim të përbashkët, Shefin e Komponentës së Drejtësisë në EULEX, Silvio Bonfigli, Kryetarin e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it,  Francesco Flori, Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

Në këtë takim, u bisedua për funksionalizimin e Dhomës se Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, sipas ligjit të ri, ku palët e pranishme në kuadër të kompetencave të veta, u pajtuan për angazhim të përbashkët me qëllim të implementimit të ligjit të ri, nga janari i vitit 2012.

Më këtë rast, zëvendëskryeministri Kuçi shprehi gatishmërinë e tij në kuadër të mandatit që ka, të ndihmojë që ky ligj të funksionalizohet dhe të operacionalizohet sipas dinamikës se paraparë.

Po ashtu, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, premtoi angazhim të mëtejmë përkrahës për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe bashkëpunim parimor me EULEX-in.