Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 16:00

Tiranë – Qindra mijra qytetarë të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, u bashkuan  në Tiranë për të festuar si kurrë më parë ditën më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare.

Statistikat e policisë tregojnë se më datë 28 nëntor në Tiranë kane ardhur 1536 qytetarë nga Kosova, 702 shqiptarë nga Maqedonia dhe 184 nga Mali i Zi.

Dita e flamurit solli një atmosferë feste në Tiranën e shqiptarëve, ku  Bashkia në përkujtim të 99 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare i kushtoi vëmendje të veçantë dekorit të qytetit dhe vendosjes së simboleve kombëtare në të gjitha akset e kryesore të kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës organizoi aktivitete të shumta për të gjitha grupmoshat duke i dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve për të festuar ditën e pavarësisë në kryeqytet.

Dita historike, 99 vjetori i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Tiranë më 26 nëntor 1912, shënoi fillimin e një viti të veçantë të kombit shqiptarë, atë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe për festat e fundvitit Bashkia e Tiranës, po programon një seri aktivitetesh, të cilat do të jenë surprizë për qytetarët.