Lajme Shqip Wednesday, 07 August 2013 12:14

Tiranë – Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, në një intervistë për gazetën Shqip thotë se Partia Demokratike është përpara sprovës nëse duhet të hapet apo të bunkerizohet.
Por ndërsa thotë një gjë të tillë, Ndoka shton se Berisha duhet të ketë ndikim në vendimmarrjen e PD.
“Unë personalisht do të dëshiroja që të kishte ndikim dhe influencë në vendimmarrje. Berisha nuk është një politikan që duhet të anashkalohet, por një vlerë reale për PD-në, një njeri me influencë dhe aksione politike,” thotë Ndoka.
Ndoka lëshon mjaft vlerësime për Bashën si kryetar i ri i PD, ndërsa për rivalin e tij, Olldashi, e ka një kritikë.
“Olldashi u përpoq të mbështetej vetëm te militantët duke hapur luftë gjithandej”.
Ndoka thotë se nuk është pishman që zgjodhi të ishte në kampin e djathtë përpara zgjedhjeve.
Sipas tij, Rama zgjodhi pazarin politik për të fituar zgjedhjet dhe për të qeverisur vendin.
Ndoka thotë se në shtator do të zyrtarizohet bashkimi i demokristianëve, ndërsa qeverinë e re e quan një qeveri fëmijësh.