Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 08:16

Tiranë – Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi.   

Milloshi ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit, pasi vuante nga sëmundja e Fibrozës Polmonare.

I lindur në Macukull të Matit, në 26 janar 1946, Milloshi ishte themeluesi dhe sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Gjatë regjimit komunist, Milloshi ishte anëtar i Partisë së Punës.

Nën siglën e partisë së tij Hysni Milloshi kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, përballë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.