Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 11:18

Helsinki – Ish-kryeministri i Finlandës dhe kryeadministratori i mëparshëm i Kosovës, Hari Holkeri, ka vdekur dje në Helsinki.

Ai ishte 74 vjeç dhe kujtohet si njeri i paqes dhe angazhimit diplomatik për të.

Holkeri shërbeu me mandatin e kryeadministratorit të UNMIK-ut, për pak më shumë se 1 vjet në Kosovë, nga marsi 2003 deri në maj 2004, kur u largua nga vendi ynë për arsye shëndetësore.

Në kohën e Holkerit ndodhën trazirat e marsit 2004, dhe misioni i OKB-së u kritikua për mosmenaxhimin e duhur të situatës, që la 19 të vdekur.