Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 11:41

Pesëshja diplomatike ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia pritet të dalin këto ditë me një deklaratë të përbashkët kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Republikën e Kosovës.

Lajmi është botuar nga mediat kosovare ët cilat kanë cituar një burim ndërkombëtar të afërt me një nga shtetet e pesëshes. 

Sipas këtij burimi, të pesë vendet do t’u bëjnë thirrje institucioneve të Serbisë të heqin nga vendimi i tyre për mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë.

Ky burim ndërkombëtar ka deklaruar se Serbia duhet që me bashkësinë ndërkombëtare të arrijë deri te plani i pranueshëm për Qeverinë e Kosovës, nëpërmjet të cilit serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.