Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 08:45

Bruksel – NATO kumtoi se ditëve të fundit në Kosovë ka zhvillim inkurajues të ngjarjeve, duke përfshirë edhe marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për kufijtë dhe heqjen e bllokadave në rrugë, kumtuan mediat amerikane.

Një përfaqësues i lartë i Aleancës, i cili ruajti anonimitetin, sot deklaroi se në këtë rajon kohëve të fundit ka disa “ngjarje shumë të mira”, pasi deri tani këtu kishte skena të përplasjeve të shumëfishta midis anëtarëve të pakicës serbe dhe forcave paqeruajtëse.

Mbi njëzetë ushtarë të NATO-s muajin e kaluar mbetën të plagosur në përleshjet me protestuesit serbë, pasi tentuan që të hiqnin barrikadat.

Serbia dhe një pjesë e pakicës serbe në Kosovë nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, por dy qeveritë po bëjnë negociata për zgjidhjen e disa çështjeve praktike dhe qetësimin e tensionit.