Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 15:35

Prishtinë – NATO ka urdhëruar të gjitha forcat e saj operative rezervë (Operational Reserve Forces – ORF) që të angazhohen në Kosovë, ka bërë të ditur media gjermane Focus.

Forca e ndërhyrjes rezervë përfshinë 700 trupa, 500 nga të cilat janë gjermanë.

Bëhet e ditur se Komandanti i KFOR_it, Erhard Bühler, ka paraqitur kërkesën për angazhimin e kësaj force qysh në javën e kaluar, ndërkohë që NATO-ja nuk kishte marrë vendim të menjëhershëm.