Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 17:19

Prishtinë – Burime të portalit LajmeShqip.com, brenda komandës së KFOR-it, në Prishtinë, kanë bërë të ditur se NATO ka angazhuar fluturake pa pilotë, mbi hapësirën e Kosovës, veçanërisht në veri, ku trupat e kësaj force paqeruajtëse nuk kanë qasje të plotë tokësore.

Sipas burimit të portalit nga komanda qendrore e KFOR-it, njoftohet se ka 10 ditë që është duke u shfrytëzuar fluturakja pa pilot në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes kësaj fluturakeje, KFOR është duke monitoruar çdo lëvizje të kriminelëve dhe të grupeve të tjera eksktremiste në këtë pjesë të Kosovës, gjatë 24 orëve.