Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 12:20

Ministria e Zhvillimit Ekonomik thotë se nuk ka kurrfarë informacionesh në lidhje me zyrtarin e kësaj ministrie i cili është raportuar të jetë arrestuar në Japoni, nën dyshimin për ngacmim seksual

Në zyrën e informimit të MZHE-së, thonë se nuk kanë informacione zyrtare për arrestimin e Drejtorit të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike dhe e tëra që mund të thonë është se ai sot nuk është paraqitur në punë.

“Informacionet i kemi marrë prej mediave. Ende nuk kemi konfirmim zyrtar as nga Ambasada në Japoni dhe as nga shteti përkatës. E tëra që mund t’ju themi është se zyrtari sot nuk është paraqitur në punë”, thuhet në përgjigjen e MZHE’së për Gazetën Express.