Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 12:21

Në ish-Jugosllavi myslimanë quheshin boshnjakët e Bosnjës dhe myslimanët e sllavizuar të Sanxahkut. Atyre ua imponuan deklarimin fetar, në mungesë të identitetit kombëtar, ose patën krizë identiteti, prandaj i bindën ta zëvendësojnë kombin e munguar me fenë e tepruar.

Shqiptarët e Kosovës e të territoreve etnike asnjëherë dhe në asnjë situatë, askush nuk i ka quajtur myslimanë. Ata me mburrje në kohën e dhunës më të egër serbe kundër tyre e quanin vetën shqiptarë, megjithëse e dinin se po të deklaroheshin myslimanë apo turq, do të shpëtonin nga dhuna e nga vrasjet, do të trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar.

Ish-Jugosllavia predikimin fetar nuk e ka penguar, përkundrazi hoxhallarët merrnin rroga nga shteti, ndërsa klerikët e feve të tjera nuk i pranonin këto rroga, sidomos Kisha Katolike nuk pranoi ndihma as privilegje nga shteti komunist. Natyrisht pjesa dërmuese e klerit myslimanë e ngritën në qiell shtetin e dhunshëm jugosllavë, meqë ishin rrogëtarë e spiun të tyre. Në misionin e tyre shkombëtarizues, një pjesë e tyre përpiqeshin t’i bindnin besimtarët shqiptarë se duhej të regjistroheshin myslimanë si boshnjakët. Pjesa dërmuese e këtij kleri nuk ishin shqiptarë, por me prejardhje aziatike. Por meqë ndikimi iluminist i intelektualëve tonë ishte i madh, hoxhallarët antishqiptarë dështuan për faqe të zezë në misionin shkombëtarizues gjatë viteve të shtatëdhjetë e tetëdhjetë të shekullit të kaluar. /Bota Sot