Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 13:57

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se i njëjti është dërguar për shërim në Turqi.

Ai gjatë javës të kaluar, për shkak të një gjakderdhje që e ka pasur është shtrirë në Klinikën Kirurgjike Abdonimale, dhe i njëjti, sipas burimeve të “zeri.info”, nuk ka pranuar t’i bëhen të gjitha egzaminimet në QKUK dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt Turqisë.

Por drejtori i Klinikës Kirurgjie Abdominale, Rifat Bajrami ka thënë për Zëri se Myftiut iu kanë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme por i njëjti ka udhëtuar drejt Turqisë për shkak se siç ka thënë ai, atje ka miq dhe të afërm që mund ti gjinden pranë.

Mjeku Bajrami ka bërë me dije se Tërnava është shtrirë në spital të enjten e javës së kaluar dhe se të premten në mëngjes i njëjti ka udhëtuar për Turqi.

Mjeku ka njoftuar se Tërnava dyshohet se vuan nga “hernia e brendshme në ezofag”.