Lajme Shqip Sunday, 13 October 2013 16:01

Një i ri kosovar që po merr pjesë në luftën qytetare të Sirisë në radhët e kryengritësve kundër presidentit Bashar el Asad, në një video të postuar në internet bën thirrje që t’i bashkangjiten edhe pjesëtarë të tjerë.

Personi identiteti i të cilit akoma nuk është bërë publik i thërret të gjithë vëllezërit që t’i bashkangjiten në këtë luftë, të cilës iu kanë bashkangjitur “luanët nga e gjithë bota që kanë ardhur në këtë luftë të shenjtë”, njofton albtime.

Ai mes tjerash thotë se ka shkuar në Siri për të mbrojtur nderin e “motrave muslimane”… Përcjelleni videon në tërësi në vazhdim. 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=YKsFIcJFRvU