Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 12:32

Kryeministri Isa Mustafa, me rastin e 25 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, i ka uruar të gjithë qytetarët.

Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se 7 Shtatori është një prej datave më të rëndësishme në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

ryeministri Mustafa poashtu theksoi se aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut, vendosi themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe dëshmoi vendosmërinë e pathyeshme të qytetarëve të Kosovës për të realizuar aspiratat e tyre shtetformuese.

Me këtë rast jubilar, kryeministri Isa Mustafa ka përkujtuar dhe ka shprehur mirënjohje edhe për deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët në rrethana tejet të vështira miratuan Kushtetutën e Kaçanikut.