Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 13:16

Nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës është mbajtur akademi përkujtimore në nder të ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Në këtë akademi në një fjalë rasti kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se vrasja e tij duhet të zbardhet sa më parë. Mustafa ka thënë se vrasësit e tij duhet të dalin para drejtësisë dhe se kjo vrasje shquhet si njollë e pavarësisë dhe lirisë së Kosovës.

“Dorasi duhet të dal para drejtësisë, për vrasjen e kolonel Krasniqit. Dorasi që ka kryer këtë vepër është armik i paqes dhe lirisë”, ka deklaruar Mustafa, raporton Zëri.