Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 14:10

Ka nisur sot në Prishtinë Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, në të cilin po marrin pjesë studiues e studentë të gjuhës, kulturës e letërsisë shqiptare nga e gjithë bota

Në hapje të tij, përveç albanologëve merrnin pjesë edhe zyrtarë të vendit, ndër ta presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe ministra resorësh përkatës të kabinetit të tij.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke folur me rastin e hapjes së Seminarit e ka quajtur Seminarin ambasador shumë të rëndësishëm të komunikimit kulturor të Kosovës me botën, duke vlerësuar sidomos vazhdimësinë kohore të organizimit, dimensionin e hulumtimeve shkencore të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, si dhe përmasat dhe pjesëmarrjen e studiuesve nga mbarë bota.