Lajme Shqip Wednesday, 08 May 2013 16:31

Prishtinë – Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në kryeqytet dhe në Kosovë në përgjithësi.
Mustafa tha po ashtu se me shefin e Zyrës se BE-së në Prishtinë diskutuam për nevojat dhe planet tona në të ardhmen për projektet që i konsiderojmë të rëndësishme dhe për të cilat na nevojitet përkrahja e Bashkimit Evropian.
“Shprehëm edhe sot përkushtimin tonë që Kosova të integrohet në BE dhe ne si kryeqyteti i Republikës së Kosovës të kemi lidhje të drejtpërdrejta me kryeqytetet e vendeve evropiane në aspektin ekonomik dhe sferave tjera sociale”, tha kryetari Mustafa.
Ndërkaq nga ana e tij, shefi i Zyrës se BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar tha se me kryetarin Mustafa diskutuam për projektet evropiane në Prishtinë, sikurse është ndërtimi i parkut në lagjen Arbëria. Këto janë projekte të vogla por të rëndësishme për ta ndryshuar të ardhmen. 
“Diskutuam çështje që janë aq të mëdha sa edhe Prishtina. Diskutuam për marrëdhëniet mes komunës dhe qeverisë, të cilat gjithmonë janë një sfidë në vete”, tha Zhbogar.