Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 10:22

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk mjafton që organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare të jepin vetëm vlerësime në bazë të perceptimit sa i përket korrupsionit në Kosovë dhe sipas tij percepcioni është një gjë e keqe .

Shefi i ekzekutivit në mbledhjen e sotme të Qeverisë i ka ftuar të gjithë ministrat e kabintetit të tij që ta luftojnë korrupsionin

Mustafa është shprehur i kënaqur për faktin që siç tha ai “për 8 muaj kjo qeveri nuk ka pasur afera korruptive”.

Kryeministri Mustafa njëherit iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që posedojnë informata për këtë dukuri le t`i japin ato në organet përgjegjëse